6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / DËSHTIMET POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

Abdulla Mehmeti / DËSHTIMET POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

Më 9 Maj – Ditën e Evropës

Suksesi dhe pasuksesi i partive politike të shqiptarëve në Maqedoni, në bazë të normave demokratike, duhet të matet me nivelin e rrjedhimit të dobishëm (efektit) të votës së qytetarëve shqiptarë.

Nëse në këtë shtet shqiptarët përbëjnë shumicë të konsiderueshme prej së paku 35% – 42%, ndërsa përfaqësimi i tyre në Parlament aktualisht është 16,6% dhe në institucionet shtetërore dhe administratë gjithashtu është tejet i ulët, jo më tepër se 17-19%, suksesi i derisotëm i këtyre partive politike vlerësohet tepër i dobët, pavarësisht nga numri i ministrave, zëvendësministrave dhe funksioneve të larta që mund të kenë në pushtetin e këtij shteti.

Sa për ilustrim: iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës mund të ngrenë 30 deputetë, por nuk mund këtë ta bëjnë ministrat, edhe sikur gjysma e ministrave në Qeverinë e Maqedonisë të jenë shqiptarë.

Partitë politike serioze duhet t’i zbulojnë labirintet ku ,,avullohet” numri i shqiptarëve gjatë rigjistrimit të popullsisë, në përgatitjen e listave votuese, ose përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet e shtetit dhe administratë, ku përqindjen e mjerushme aktuale të shqiptarëve e rritin punonjësit teknikë, rojet, vozitësit, mirëmbajtësit dhe pastruesit, jo kuadri udhëheqës i sektorëve dhe degëve në këto ministri, duke pasur parasysh që ministrat janë me mandat të caktuar, ndërsa kuadri me punë të përhershme, si ekspertë, janë çelësi i këtyre ministrive, numri i ministrave shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë është tepër formal dhe vetëm për efekt propagandistik.

(9 maj 2017)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments